Artikull
Shumë muzikë dhe surpriza në Plovdiv me "Francofolies"
Premte 20 Qershor 2025 02:00
Premte, 20 Qershor 2025, 02:00
FOTO: Organizatorët
Madhësia e shkronjave
Artistë të preferuar bullgarë dhe francezë do të mblidhen në një skenë në Plovdiv për të prezantuar një përzierje hitesh bashkëkohore, klasike të arta dhe melodi të paharrueshme. Nga sot, 20 qershor, deri më 22 qershor, “Baza e Varkave” në qytetin e Plovdivit po pret festivalin "Francofolies" 2025. Midis pjesëmarrësve janë Lili Ivanova, ZAZ, Gipsy Kings me pjesëmarrjen e Tonino Baliardo, Master KG, La Caravane Passe, interpretuesja e hitit “Mr. Saxobeat”, rumunja me rrënjë bullgare Alexandra Stan (gjyshja e saj është bullgare) dhe të tjerë.
Është planifikuar gjithashtu një program i pasur shoqërues me zbritje të çmitit për mbajtësit e biletave nga ngjarjet muzikore të "Francofolies" - një drekë franceze në të hapur më 21 dhe 22 qershor në kopshtin e qytetit pranë Muzeut të Shkencave Natyrore dhe shumë ngjarje të tjera interesante.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Organizatorët
Publikoi / Publikuan: БНР екип