Artikull
Qytetarët bullgarë tani kanë një të drejtë të rregulluar për falimentim personal
Premte 20 Qershor 2025 07:27
Premte, 20 Qershor 2025, 07:27
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Parlamenti miratoi Ligjin e Falimentimit Personal, i cili është një kërkesë e BE-së për pagesën e dytë sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë që do të zbatohet.
Tekstet parashikojnë që një debitor që nuk arrin të përmbushë detyrimin e tij, i cili është në shumën prej më shumë se 10 pagave minimale, për 12 muaj do të ketë të drejtën të kërkojë një procedurë falimentimi personal nga gjykata e rrethit. Për të përfituar nga kjo mundësi, debitori "duhet të jetë me mirëbesim - të mos ketë asnjë detyrim ndaj shtetit dhe autoriteteve tatimore, as të mos ketë dëmtuar interesat financiare të kreditorit të tij", raporton BTA.
"Këta njerëz do të jenë në gjendje të kërkojnë mbrojtje dhe mbështetje brenda kornizës së procedurave të falimentimit", shpjegoi Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev. Kjo nuk është një amnisti krediti, por i jep debitorit një mundësi të vetme për të filluar nga e para pasi të kalojë nëpër procedurat e falimentimit, theksoi ministri.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA