LAJME

Artikull

Bullgaria është ambicioze të vërë në funksion njësinë e 7-të në Centralin Atomik “Kozlloduj” në vitin 2035

Premte, 20 Qershor 2025, 09:41

Zheço Stankov dhe Teresa Ribera

Zheço Stankov dhe Teresa Ribera

FOTO: Ministria e Energjisë

Madhësia e shkronjave

Sfidat me të cilat përballet sektori i energjisë në Bullgari dhe rajon u diskutuan nga Ministri i Energjisë Zhecho Stankov dhe Zëvendëspresidentja Ekzekutive e Komisionit Evropian për Tranzicion të Pastër, të Drejtë dhe Konkurrues Teresa Ribera, njoftoi ministria përkatëse.
Stankov i kushtoi vëmendje të veçantë të ardhmes së rajoneve të qymyrit, sepse në periudhën e tranzicionit, qymyri i linjitit mbetet një element kyç i sigurisë energjetike të Bullgarisë. "Ne po diskutojmë mundësitë për përzierjen e qymyrit të linjitit me biomasën në mënyrë që të zvogëlojmë emetimet e karbonit", shpjegoi Stankov.
Projektet për njësitë 7 dhe 8 në Centralin Atomik “Kozlloduj” dhe perspektivat për ndërtimin e 4 impianteve të reja të magazinimit të ujit me pompë u prezantuan si një pjesë e madhe e përpjekjeve për të sinkronizuar sektorin kombëtar të energjisë me objektivat e gjelbra të BE-së. Ambicia është që njësia e 7-të e Centralit Atomik “Kozlloduj” të vihet në funksion në vitin 2035, dhe e 8-ta - 2 vjet më vonë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Ministria e Energjisë