LAJME

Artikull

Festivali “Ritmi i Bullgarisë” mbledh dashamirët e folklorit bullgar në qytetin Lloveç

Premte, 20 Qershor 2025, 12:23

Festivali “Ritmi i Bullgarisë” mbledh dashamirët e folklorit bullgar në qytetin Lloveç

FOTO: BTA - arkiv

Madhësia e shkronjave

Tridhjetë grupe nga e gjithë vendi marrin pjesë në edicionin jubilar të dhjetë të Festivalit Kombëtar Folklorik “Ritmi i Bullgarisë” nëqytetin e Bullgarisë Veri-Qendrore Lloveç. Ato do të performojnë në skenën në lagjen "Varosha", njoftoi BTA
Programi festiv është i ndarë në dy drejtime kryesore – folklor valltar dhe folklor vokal. Më 21 qershor, pjesëmarrës nga i gjithë vendi do të prezantojnë pasurinë folklorike të rajoneve të tyre – folklor autentik dhe i përpunuar, zakone popullore, interpretues individualë, grupe dhe formacione amatore.

Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA - arkiv