LAJME

Artikull

Termocentrali “Marica Iztok 2” do të sigurojë 50% të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë

Premte, 20 Qershor 2025, 12:43

Drejtori ekzekutiv i “TEC Marica Iztok 2” SHA, Dijan Dimitrov (në të majtë), dhe ministri i energjetikës, Zheço Stankov, gjatë një konference për shtyp në selinë e kompanisë, më 20 qershor 2025

Drejtori ekzekutiv i “TEC Marica Iztok 2” SHA, Dijan Dimitrov (në të majtë), dhe ministri i energjetikës, Zheço Stankov, gjatë një konference për shtyp në selinë e kompanisë, më 20 qershor 2025

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Kompleksi TEC “Marica Iztok” do të furnizojë 50% të sasisë së energjisë për konsumatorët familjarë në Bullgari. Kjo u bë e ditur gjatë një konference për shtyp në TEC “Marica Iztok 2”, të mbajtur nga ministri i energjetikës, Zheço Stankov, njofton BTA.
Ministri informoi se kjo do të ndodhë nga 1 korriku, dhe nëse aktualisht centrali punon me “një bllok e gjysmë ngarkesë”, nga kjo datë kapaciteti do të rritet me 100%. “Nëse është e nevojshme, mund të vihen në punë edhe pesë blloqe, të cilat do të jenë të riparuara. Falë mekanizmit të ri, për një periudhë njëvjeçare, centrali, së bashku me të tjerët në përbërjen e përzierjes, do të prodhojë 6 milionë MWh, që nga ana tjetër do të sigurojë punë për sektorin e nxjerrjes së qymyrit, pasi do të jetë e nevojshme të nxirren 10 milionë ton qymyr për të furnizuar energjinë elektrike për konsumatorët familjarë,” theksoi ministri.
Sipas fjalëve të Stankov, në këtë mënyrë do të garantohet funksionimi afatgjatë i centraleve dhe do të ruhen vendet e punës për më shumë se 6000 vetë në rajon.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: БНР екип