LAJME

Artikull

Anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë mori dritën jeshile nga ECOFIN

Premte, 20 Qershor 2025, 14:41

Anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë mori dritën jeshile nga ECOFIN

FOTO: Facebook/ Andrzej Domański

Madhësia e shkronjave

Ministrat e ekonomisë dhe financave të vendeve anëtare të BE mbështetën unanimisht rekomandimin e hartuar dje nga Eurogrupi që Bullgaria të anëtarësohet në eurozonë më 1 janar 2026, njoftoi ministri i financave i Polonisë, Anxhej Domanski, sipas korrespondentes së BNR, Angelina Piskova.
“Përshëndes vendimin e sotëm të Këshillit për Çështjet Ekonomike dhe Financiare (ECOFIN) për të mbështetur anëtarësimin e Bullgarisë në eurozonë nga 1 janari i vitit të ardhshëm”, deklaroi komisioneri evropian për ekonominë, Valdis Dombrovskis, i cituar nga BTA.

FOTO: ЕПА/БГНЕС

Votimi përfundimtar do të mbahet më 8 korrik në Këshillin e BE-së.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/ Andrzej Domański, EPA/BGNES