TURIZËM

Artikull

Bullgaria është e dyta në BE për cilësinë e ujërave për larje

Premte, 20 Qershor 2025, 14:56

Bullgaria është e dyta në BE për cilësinë e ujërave për larje

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Bullgaria renditet në vendin e dytë në Bashkimin Evropian për cilësinë e ujërave për not për vitin 2024, sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane për Mjedisin, të publikuara nga Komisioni Evropian, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova.
Sipas raportit, 97.9% e ujërave të testuar në vend u vlerësuan me cilësinë “shkëlqyeshme”. Në këtë tregues, përpara nesh është vetëm Qipro, me 99.2%.
Vlerësimi përfshin 96 vende për not në Bullgari – 92 përgjatë Detit të Zi dhe 4 në brendësi të vendit (lumenj dhe liqene). Përveç kësaj, 1% e ujërave u vlerësuan si “të mira”, edhe 1% si me cilësi “të kënaqshme”, dhe nuk janë konstatuar fare ujëra me cilësi të keqe.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA