Artikull
Numri i studentëve të huaj në universitetet bullgare është në rritje
Shtunë 21 Qershor 2025 10:05
Shtunë, 21 Qershor 2025, 10:05
FOTO: BTA-arkiv
Madhësia e shkronjave
Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të BTA-së mbi menaxhimin akademik. Interesi në rritje i detyrohet jo vetëm tarifave, por edhe cilësisë së arsimit dhe prestigjit të diplomave.
Në vitin akademik 2024/2025, një total prej 16 995 studentësh të huaj po studiojnë në të gjithë vendin - 779 persona ose 4.8% më shumë se në vitin e kaluar akademik, sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Numri më i madh i të rinjve janë nga Greqia - 3277, nga Britania e Madhe - 2235, nga Ukraina - 2151, nga Gjermania - 1532 studentë dhe nga Italia - 990.
Universiteti Mjekësor i Sofjes ka numrin më të madh të studentëve të huaj, i ndjekur nga universitetet mjekësore në Plovdiv dhe Varna, Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski", Universiteti Mjekësor i Plevenit, Universiteti Trak në Stara Zagora dhe Universiteti i Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore. Fushat profesionale më të preferuara janë mjekësia, stomatologjia, farmacia, shëndeti publik, turizmi dhe mjekësia veterinare.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA - arkiv
Publikoi / Publikuan: БНР екип