TURIZËM

Artikull

Resortet dimërore “Borovec” dhe “Maljovica” me oferta atraktive gjatë verës

Dielë, 22 Qershor 2025, 04:30

Resortet dimërore “Borovec” dhe “Maljovica” me oferta atraktive gjatë verës

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Resorti më i vjetër dimëror në vend – “Borovec”, do të hapë sezonin veror më 28 qershor, njofton BTA. Nga kjo datë do të funksionojë edhe teleferiku, i cili do të punojë çdo ditë përveç të hënën dhe të martën. Turistët do të kenë mundësi të shëtisin në parkun “Borolandia” dhe në “Borovec Bike Park”.
Resortet dimërore “Borovec” dhe “Maljovica” me oferta atraktive gjatë verës

FOTO: borovets-bg.com

Që nga e shtuna – 21 qershor, mysafirët e resortit të Rillës mund të përdorin edhe teleferikun “Sitnjakovo Express”, që nuk do të funksionojë të mërkurën dhe të enjten.
Një përmbledhje e sezonit të kaluar dimëror tregon një interes më të lartë nga turistët ndaj “Borovec” krahasuar me dimrin 2023/2024. Si zakonisht, më të shumtët kanë qenë turistët britanikë, të ndjekur nga vizitorët izraelitë, ata nga vendet ballkanike dhe bullgarët.
Курортният комплекс „Мальовица“

Курортният комплекс „Мальовица“

FOTO: БТА

Sërish në malin Rilla – kompleksi turistik “Maljovica” gjithashtu ofron argëtime në natyrë gjatë verës. Ndër atraksionet turistike janë qyteti me litarë, slita verore, trampolina etj. Ka gjithashtu edhe guida në këmbë. Organizatorët e aktiviteteve në “Maljovica” shtojnë se gjithnjë e më shumë turistë po zgjedhin të kalojnë verën në mal, dhe tashmë ka shumë rezervime për muajt korrik dhe gusht. Ata gjithashtu e vlerësojnë sezonin e fundit dimëror si më të suksesshmin në disa vite, gjë që padyshim i detyrohet edhe sasisë së madhe të borës që ka rënë gjatë muajve të dimrit.
Resortet dimërore “Borovec” dhe “Maljovica” me oferta atraktive gjatë verës

FOTO: malyovitsa.com

Përpiloi: Cvetana Tonçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: BTA, borovets-bg.com, malyovitsa.com