Artikull
Teatri i Plovdivit me partneritet të ri dhe premierë botërore
Dielë 22 Qershor 2025 05:20
Dielë, 22 Qershor 2025, 05:20
FOTO: Radio Plovdiv
Madhësia e shkronjave
Teatri Dramatik "N. O. Masalitinov" në Plovdiv informon për një fazë të re në zhvillimin e kulturor në vend. Bëhet fjalë për fillimin e një partneriteti strategjik me një kompani kryesuese në përpunimin e metaleve të çmuara dhe metaleve me ngjyra, që tashmë po bëhet sponsori kryesor i trupës teatrale. Ky bashkëpunim është një shenjë vizionarizmi, angazhimi dhe përgjegjësie afatgjatë, njofton Teatri Dramatik – Plovdiv. Mbështetja është pjesë e filozofisë së kompanisë si një partner shoqërisht i përgjegjshëm dhe bashkëpunëtor, pasi për vite me radhë grupi ka mbështetur iniciativa të ndryshme kulturore në Plovdiv, dhe tani punonjësit e saj kanë një ftesë për një përjetim të ri emocional – akses të veçantë në shfaqjet teatrale.
FOTO: Радио Пловдив
Në lajmet e mira përfshihet edhe një ngjarje me rëndësi historike – premiera botërore e shfaqjes "Distanca" nga Tiago Rodrigues, e krijuar në bashkëprodhim me një nga festivalet teatrale më prestigjioze në botë – atë në Avinjon (Festival d’Avignon). Për herë të parë në historinë e teatrit bullgar, një skenë bullgare bëhet bashkëproducent zyrtar i një shfaqjeje të përzgjedhur posaçërisht për programin kryesor të Avinjonit. Premiera botërore e "Distanca" do të mbahet në kuadër të edicionit të 79-të të festivalit në Avinjon, në korrik 2025, ndërsa më 17 dhe 18 shtator publiku bullgar do të ketë mundësinë ta shohë shfaqjen në Plovdiv, si pjesë e Festivalit Teatror të Vjeshtës "Skena në kryqëzim".
FOTO: Радио Пловдив
"Distanca" është krijuar në bashkëprodhim me teatrot kryesore evropiane nga Napoli, Athina, Plzeňi, Barcelona, Madridi, Lisbona, Antwerpi, Milano, Lioni, Aix-en-Provence, Strasburgu, Poznani, si dhe me Teatrin Kombëtar dhe Sallën e Koncerteve të Tajvanit (NTCH).
Përpiloi: Cvetana TonçevaPërgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina bello
Foto: Radio Plovdiv
Publikoi / Publikuan: БНР екип