Artikull
35 vjet "SOS Fshatrat e Fëmijëve Bullgari"
Hënë 23 Qershor 2025 09:03
Hënë, 23 Qershor 2025, 09:03
Foto: SOS Fshatrat Ndërkombëtare të Fëmijëve
Madhësia e shkronjave
Kanë kaluar 35 vjet që nga themelimi i shoqatës "SOS Fshatrat e Fëmijëve Bullgari". Me këtë rast, Presidenti Rumen Radev do të vizitojë fshatin Dren, Bashkia Radomir, ku do të marrë pjesë në festimin e përvjetorit, njoftoi qendra e shtypit e kreut të shtetit.
"SOS Fshatrat e Fëmijëve Bullgari" është organizata e parë civile për të drejtat e njeriut në vend, e cila është pjesë e SOS Fshatrave Ndërkombëtare të Fëmijëve. Që nga viti 1990, shoqata ka ofruar kujdes familjar për fëmijët në rrezik, duke u siguruar atyre kushtet e nevojshme për zhvillimin dhe rritjen e tyre.
Si pjesë e ngjarjes, shahistja bullgare Nurgyul Salimova do të luajë shah njëkohësisht në 35 tabela.
Përveç kreut të shtetit, në lojën e shahut do të marrin pjesë fëmijë dhe të rinj të talentuar, si dhe përfaqësues të pushtetit lokal dhe rajonal, gazetarë, atletë, muzikantë dhe aktorë të shquar.
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: SOS Fshatrat Ndërkombëtare të Fëmijëve