Artikull
Nuk ka kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak pas sulmeve të SHBA-së në centralet bërthamore të Iranit
Hënë 23 Qershor 2025 12:02
Hënë, 23 Qershor 2025, 12:02
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Nuk ka kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak për Bullgarinë si rezultat i sulmeve të SHBA-së në centralet bërthamore të Iranit. Kjo u deklarua nga Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov në një konferencë për shtyp në Këshillin e Ministrave pas mbledhjes së sotme (23 qershor) të thirrur nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme.
Sipas Zaprjanovit, sfondi i rrezatimit në vendin tonë matet çdo 4 orë. "Ne nuk vërejmë ndonjë ndryshim, kështu që nuk ka arsye për shqetësim", tha ai.
"Shpresojmë që sulmi parandalues që u krye në centralet bërthamore të Iranit do të çojë në një rishikim të sjelljes nga pala iraniane dhe në një zgjidhje diplomatike për çështjen e refuzimit të Iranit për të ndaluar prodhimin e armës bërthamore. Bullgaria është anëtare e Traktatit për Mospërhapjen Bërthamore. Ne do të donim që Irani të braktiste programin e tij bërthamor dhe të arrinte një zgjidhje paqësore", komentoi Zaprjanov.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип