Artikull
Presidenti bëri thirrje që Bullgaria të mos përfshihet në konfliktet që po përshkallëzohen
Hënë 23 Qershor 2025 14:49
Hënë, 23 Qershor 2025, 14:49
Rumen Radev
FOTO: FB/PresidentRumenRadev
Madhësia e shkronjave
Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që Bullgaria të mos përfshihet në konfliktet që po përshkallëzohen. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev për gazetarët në fshatin Dren, komuna e Radomirit, ku mori pjesë në shënimin e 35-vjetorit të krijimit të Shoqatës "SOS Fshatrat e Fëmijëve Bullgari", njoftoi korrespondentja e BNR Elena Tamakjarska. “Duhet të ndjekim me vëmendje vendimet e qeverisë bullgare dhe çfarë angazhimesh po merr ajo në emrin tonë, sepse kostoja mund të jetë shumë e lartë,” shtoi presidenti Radev.
Sipas tij, hyrja në eurozonë në një periudhë krize të naftës duhet të shqyrtohet me shumë kujdes. Presidenti theksoi se referendumi është një mënyrë për të stabilizuar shtetin dhe për të arritur një konsensus – diçka veçanërisht e nevojshme në kohë krize. Ai shtoi gjithashtu se mungesa e sigurisë dhe paparashikueshmëria po bëhen tashmë tipare kryesore të marrëdhënieve ndërkombëtare.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: FB/PresidentRumenRadev
Publikoi / Publikuan: БНР екип