Artikull
Bullgaria do të rrisë shpenzimet për mbrojtje deri në 5% të PBB-së
Hënë 23 Qershor 2025 16:01
Hënë, 23 Qershor 2025, 16:01
Atanas Zaprjanov
FOTO: mod.bg
Madhësia e shkronjave
Një delegacion bullgar i kryesuar nga kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë në takimin e NATO-së që fillon më 24 qershor në Hagë, me fokus në planet e mbrojtjes dhe parandalimit, si dhe në forcimin e sigurisë. Pjesë e delegacionit është edhe ministri i mbrojtjes, Atanas Zaprjanov. Në prag të takimit, Zaprjanov deklaroi para gazetarëve se Bullgaria do të rrisë shpenzimet për mbrojtje deri në 5% të produktit të brendshëm bruto (PBB), njoftoi reporterja Cvetelina Stojanova. “Ka një vendim të Këshillit të Ministrave që përcakton mandatin për zhvillimin e bisedimeve. Ne e mbështesim – ashtu si të gjitha vendet e NATO-së – propozimin e paraqitur nga SHBA për shpenzime ushtarake prej 3.5% të PBB-së për kapacitete, plus 1.5% për infrastrukturë dhe furnizime të tjera të lidhura me aftësitë mbrojtëse. Kjo sigurisht do të ndodhë, por jo deri në vitin 2032, por deri në 2035. Gjithsesi, do të presim vendimin përfundimtar të udhëheqësve të shteteve dhe qeverive”, deklaroi ministri.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: mod.bg
Publikoi / Publikuan: БНР екип