Artikull
Parashikimi i motit për 24 qershorin
Në Ditën e Enjos do të jetë me diell dhe e nxehtë
Hënë 23 Qershor 2025 16:40
Hënë, 23 Qershor 2025, 16:40
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Natën do të jetë e kthjellët dhe pothuajse e qetë. Të martën, më 24 qershor, do të jetë përsëri me diell, pas mesditës në ultësira – me vapë. Do të fryjë erë e lehtë nga perëndimi-veriperëndimi. Temperaturat do të vazhdojnë të rriten dhe maksimumi do të jetë midis 32° dhe 37°, për Sofjen - rreth 32°.
Në male do të jetë me diell dhe e ngrohtë. Do të fryjë erë e moderuar nga perëndimi-veriperëndimi. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 23°, në 2000 metra - rreth 15°.
Do të jetë me diell përgjatë bregdetit të Detit të Zi. Në pasdite do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga lindja-juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë midis 26° dhe 30°. Temperatura e ujit të detit është 22°-24°. Dallgëzimi i detit do të jetë 1-2 ballë.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип