Artikull
Bullgaria përfundon me më shumë medalje në Kampionatin Botëror të Gjimnastikës Ritmike për të Reja në Sofje
Martë 24 Qershor 2025 06:59
Martë, 24 Qershor 2025, 06:59
Ansambli i vajzave
FOTO: FIG/Ricardo Bufolin
Madhësia e shkronjave
Vendi ynë triumfoi në renditjen e medaljeve në Kampionatin Botëror të Gjimnastikës Ritmike për të reja, që u zhvillua në Sofje.
Ekipi Kombëtar i Bullgarisë fitoi gjithsej gjashtë medalje – katër të arta dhe dy të bronzta. Gjimnastet tona u shpallën kampione bote në garën shumëdisiplinore, si dhe në finalen me pesë rrethe. Në finalen me pesë palë shkopinj (buhalka), ato fituan medaljen e bronztë.
Në garat individuale, Magdalena Vëllkova u shpall kampione bote në ushtrimin me rreth dhe fitoi medaljen e bronztë në ushtrimin me shirit.
Në total, 13 shtete arritën të fitojnë medalje në Kampionatin Botëror, nga gjithsej 69 vende pjesëmarrëse, ndërsa numri i medaljeve të ndara ishte 25.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: FIG/Ricardo Bufolin, Federata Bullgare e Gjimnastikës Ritmike – Anna Nedkova
Publikoi / Publikuan: БНР екип