LAJME

Artikull

Pasojat e tregtisë së paligjshme me kafshë të egra në Bullgari janë të rrezikshme si për njerëzit, ashtu edhe për vetë kafshët

Martë, 24 Qershor 2025, 08:52

Dobromir Borisllavov

Dobromir Borisllavov

FOTO: Zdravko Petrov

Madhësia e shkronjave

Drejtori i Kopshtit Zoologjik të Sofjes, Dobromir Borisllavov, bëri thirrje për respektimin e ligjeve dhe për një qëndrim të përgjegjshëm ndaj natyrës së egër. Në një intervistë për BNT, Borisllavov theksoi se ka ardhur koha t’i jepet fund tregtisë së parregulluar dhe mbajtjes së paligjshme të kafshëve të egra, për të garantuar sigurinë si të njerëzve, ashtu edhe të kafshëve.
Ai komentoi gjithashtu kërkimin e një leopardi të zi, që vazhdon prej katër ditësh, i cili u filmuarnga banorët lokalë në zonën e Parkut Natyror “Shumensko Pllato”, ndërsa përpjekjet e institucioneve për ta kapur deri tani janë të pasuksesshme. Rasti ngre një sërë pyetjesh rreth kontrollit dhe kujdesit ndaj specieve të egra në vend, dhe tregon sa e rëndësishme është bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe shoqërisë për mbrojtjen e natyrës, theksoi Borisllavov.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Zdravko Petrov