Martë 24 Qershor 2025 10:24
Martë, 24 Qershor 2025, 10:24
Pelikani kaçurrelë
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Për shkak të mungesës së reshjeve, niveli i ujit në liqenin e Rezervatit “Srebërna” është vetëm 15 centimetra, gjë që përbën një kërcënim serioz për të gjithë ekosistemin – njoftoi BNT. Liqeni është një nga zonat më të rëndësishme të lagështa në Evropë dhe furnizohet në mënyrë natyrale nga lumi Danub. Ekologët paralajmërojnë se nëse thatësira vazhdon, ekziston rreziku i rritjes së vdekshmërisë së peshqve. Sipas të dhënave nga Inspektorati Rajonal i Mjedisit dhe Ujërave – Ruse, për shkak të mungesës së ujit, pelikanët kaçurrelë – një specie e mbrojtur dhe e përfshirë në Librin e Kuq të Bullgarisë – e braktisën rezervatin.
Për të zgjidhur problemin, specialistët po shqyrtojnë burimet karstike që mund të përdoren si alternativë për të furnizuar liqenin me ujë.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Publikoi / Publikuan: БНР екип