Artikull
Pika kontrolli në kohë lufte për organet shtetërore propozoi ministri i mbrojtjes
Martë 24 Qershor 2025 12:09
Martë, 24 Qershor 2025, 12:09
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjyanov propozoi të caktohen pika kontrolli në kohë lufte për organet shtetërore. Projektdekreti i Këshillit të Ministrave mbi këtë temë është publikuar në portalin e konsultimit publik. Pritet që kjo të sigurojë kushtet e nevojshme për punën e organeve përkatëse shtetërore në kohë lufte, për të siguruar zbatimin e detyrave të tyre në kohë lufte.
Nevoja për të caktuar pika kontrolli për organet shtetërore korrespondon me kërkesat themelore për qëndrueshmërinë e gatishmërisë civile në NATO, të miratuara nga Komiteti i Planifikimit të Emergjencave Civile dhe, në veçanti, për të siguruar vazhdimësinë e qeverisjes shtetërore në kriza, thuhet në dokument.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип