Artikull
Planifikohet një rritje e ndjeshme e tarifave për shtetësinë bullgare
Martë 24 Qershor 2025 13:08
Martë, 24 Qershor 2025, 13:08
Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Ministria e Drejtësisë po propozon një ndryshim në Tarifën Nr. 1 të Ligjit për Tarifat Shtetërore për tarifat e mbledhura nga gjykatat, prokuroria, shërbimet hetimore dhe Ministria e Drejtësisë. Qëllimi është të përditësohet shuma e tarifave shtetërore të paguara në procedurat në lidhje me shtetësinë bullgare, njoftoi shërbimi i shtypit i qeverisë.
Ndryshimet parashikojnë një rritje dhjetëfish të shumës së tarifave për aplikimet për fitimin dhe rivendosjen e shtetësisë bullgare.
Një rritje pesëfish e shumës së tarifave propozohet për aplikimet për lirim nga shtetësia bullgare dhe për aplikimet për lëshimin e certifikatave të shtetësisë.
Për disa nga aktivitetet e tjera që lidhen me lëshimin e certifikatave të ndryshme në lidhje me shtetësinë bullgare, rritja e tarifave është dyfish.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип