LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 25 qershorin 2025

Edhe të mërkurën do të mbajë mot i nxehtë

Martë, 24 Qershor 2025, 16:35

Parashikimi i motit për 25 qershorin 2025

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Gjatë natës do të mbajë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë.
Të mërkurën do të mbajë sërish mot me diell, dhe rreth mesditës e pasdite – me vapë në ultësira dhe fusha. Do të fryjë erë e lehtë, në Bullgarinë Lindore deri mesatare, nga veriu-veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 34° dhe 39°, në Sofje rreth 32°.
Në male do të jetë me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu-veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 29°, në 2000 metra – rreth 20°.
Në bregdet do të mbajë mot me diell. Pasdite do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga lindja-juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 28° dhe 32°. Temperatura e ujit të detit është 21°-24°. Dallgëzimi i detit do të jetë 1-2 ballë.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA