LAJME

Artikull

Bullgaria pret Garën Ushtarake Ndërkombëtare "Luftëtari më i Mirë"

Mërkurë, 25 Qershor 2025, 03:05

Bullgaria pret Garën Ushtarake Ndërkombëtare "Luftëtari më i Mirë"

FOTO: warrior.mod.bg

Madhësia e shkronjave

Gara e parë ushtarake ndërkombëtare "Luftëtari më i Mirë" do të mbahet më 25 dhe 26 qershor 2025 në Universitetin UshtarakKombëtar "Vasill Levski" në Veliko Tërnovo. Turneu mbahet nën kujdesin e Shefit të Mbrojtjes, Admirali Emill Eftimov, dhe organizohet nga Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Mbrojtjes, etj.
Në garë do të marrin pjesë ekipe nga Komanda e Forcave të Përbashkëta, Forcat Tokësore, Forcat Ajrore dhe Forcat Detare, Komanda e Përbashkët e Operacioneve Speciale, Universiteti UshtarakKombëtar, Shërbimi i Policisë Ushtarake, Garda Kombëtare e Tenesit, Korpusi i Pestë i Ushtrisë Amerikane në Evropë, Grupi Shumëkombësh i Betejës i NATO-s me shtetin kornizë Italinë, i vendosur në Bullgari, dhe një ekip nga Sllovenia.
Ushtarakët do të garojnë në të shtëna të shpejtë me pistoletë, goditje me thikë dhe hedhje granate në një shënjestër, dhënien e ndihmës së parë dhe evakuimin e një personi të plagosur, etj.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: warrior.mod.bg