LAJME

Artikull

Bullgaria mbështet objektivin e ri të NATO-s: 5% e PBB-së për mbrojtjen deri në vitin 2035

Mërkurë, 25 Qershor 2025, 15:22

Kryeministri Rosen Zheljazkov

Kryeministri Rosen Zheljazkov

FOTO: government.bg

Madhësia e shkronjave

Kryeministri Rosen Zheljazkov udhëhoqi delegacionin bullgar në Samitin e NATO-s që përfundoi së fundmi në Hagë. Ai u tha gazetarëve se ishte arritur një marrëveshje, me mbështetjen e Bullgarisë, që deri në vitin 2035, shpenzimet e mbrojtjes në secilin shtet anëtar të arrinin 5% të Produktit të Brendshëm Bruto, njoftoi shërbimi i shtypit i qeverisë. Sipas Kryeministrit, 3.5% do të ishin për shpenzimet aktuale të mbrojtjes dhe 1.5% për shpenzimet shtesë që lidhen me mbrojtjen, siç janë investimet, teknologjitë, transferimi i njohurive dhe infrastruktura me qëllim të dyfishtë. Zheljazkov shtoi se nuk ka detyra vjetore, por është e rëndësishme që qëllimi të arrihet deri në vitin 2035. Pritet të përgatitet një plan kombëtar investimesh në mbrojtje.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: government.bg