LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 26 qershorin

Temperaturat mbeten të pandryshuara, nuk priten reshje shiu

Mërkurë, 25 Qershor 2025, 16:30

Parashikimi i motit për 26 qershorin

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Natën do të jetë e kthjellët dhe pothuajse e qetë.
Të enjten do të jetë përsëri me diell dhe vapë. Do të fryjë erë e lehtë nga veriu-veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë midis 36° dhe 41°, në Sofje - rreth 36°.
Në male do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu-veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 29°, në 2000 metra - rreth 22°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të jetë me diell. Pasdite do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga lindja-juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë midis 31° dhe 35°. Temperatura e ujit të detit është 22°-24°. Dallgëzimi i detit do të jetë 1-2 ballë.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: БНР екип