LAJME

Artikull

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës po heton arsyet e rritjes së çmimeve në pikat e shitjes

Enjte, 26 Qershor 2025, 08:41

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës po heton arsyet e rritjes së çmimeve në pikat e shitjes

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës filloi një analizë sektoriale të tregut të ushqimeve. Pas kontrolleve të kryera nga Agjencia Kombëtare e të Ardhurave, Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës në mbi 300 pika tregtare në Bullgari dhe 50 zinxhirë tregtarë, Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës kërkoi informacion nga tregtarët nëse ka arsye objektive për rritjen e çmimeve. Në bazë të këtyre të dhënave do të hetohet për ekzistencë të kartelëve dhe pozita dominuese në treg, dhe kjo mund të çojë edhe në falimentime, paralajmëroi në transmetim të drejtpërdrejtë në BNT, Rosën Karadimov, kryetar i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës. Sipas tij, komisioni disponon mjete të mjaftueshme mobile, përfshirë të drejtën për kontrolle, vizita në vend, si dhe për sekuestrim të softuerëve dhe kompjuterëve.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES