LAJME

Artikull

Ivajllo Mirçev: Dorëheqja e Kirill Petkov është një veprim i arsyeshëm

Enjte, 26 Qershor 2025, 08:57

Ivajllo Mirçev: Dorëheqja e Kirill Petkov është një veprim i arsyeshëm

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Marrja e përgjegjësisë është një hap drejt rivendosjes së besimit në koalicion. Kështu komentoi deputeti i PP-DB, Ivajllo Mirçev, dorëheqjen e Kirill Petkov dhe e përshkroi atë si një veprim të arsyeshëm dhe të përgjegjshëm, njoftoi BGNES. Në fillim të ditës së sotme plenare, Mirçev komentoi se më 25 qershor u mbajt një Këshill Koalicioni me "Po e vazhdojmë ndryshimin", në të cilin u vendos që PP të mblidhte një forum për të njoftuar hapat e mëtejshëm për të zgjidhur krizën që ka lindur. "Ne nuk do ta ndajmë koalicionin për qejfin e Borisovit dhe Peevskit", përfundoi Ivajllo Mirçev.

Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: БНР екип