LAJME

Artikull

Kostadin Kostadinov: Buxheti i shtetit është në deficit

Enjte, 26 Qershor 2025, 09:21

Kostadin Kostadinov

Kostadin Kostadinov

FOTO: Grupi Parlamentar "Vëzrazhdane"

Madhësia e shkronjave

Lideri i partisë "Vëzrazhdane", Kostadin Kostadinov, deklaroi në parlament se buxheti shtetëror është në minus, ndërsa fitimet e pritura nga hyrja në Shengen nuk janë të realizuara. Sipas Kostadinovit, të ardhurat shtesë do të duhej të ishin rreth 200-300 milionë leva (afërsisht 100-150 milionë euro), por deri më tani Ministria e Financave nuk ka përgatitur informacionin e kërkuar nga "Vëzrazhdane". Sipas tij, aktualisht buxheti jo vetëm që nuk ka të ardhura, por ndodhet në një deficit shumë serioz, dhe për këtë arsye çdo muaj vonohen raportet e detyrueshme mbi realizimin e buxhetit.
Sa i përket rritjes së shpenzimeve për armatim, Kostadinov theksoi se "Vëzrazhdane" nuk e mohon nevojën për riarmatimin e ushtrisë bullgare dhe rritjen e fondeve për financimin e ushtrisë dhe ushtarëve bullgarë, por vetëm nëse Bullgaria do të prodhojë dhe organizojë vetë furnizimet e saj ushtarake në një nivel bazë.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Grupi Parlamentar "Vëzrazhdane"