EKONOMI

Artikull

Sofja tashmë ka një buxhet për vitin 2025

Enjte, 26 Qershor 2025, 11:56

Sofja tashmë ka një buxhet për vitin 2025

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Këshilli Bashkiak i Sofjes miratoi buxhetin e Sofjes për vitin 2025. Kjo u bë me 41 vota "pro", 4 "kundër" dhe 10 "abstenime". Korniza ekonomike e dokumentit parashikon një rritje të pagave në transportin publik në mënyrë retroaktive nga 1 prilli me 300 leva (153 euro). Kjo eliminon arsyen e protestës së punonjësve në sektor.
Kryetari i Bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, e ktheu raportin e tij të buxhetit, të miratuar në fund të majit, për rishikim për shkak të paligjshmërisë dhe papërshtatshmërisë. Ai e motivoi veprimin e tij me faktin se këshilltarët bashkiakë kanë votuar për një buxhet të pabalancuar, në të cilin të ardhurat tejkalojnë shpenzimet me mbi 3.5 milionë leva (1.79 milionë euro), raportoi gazetarja Evelina Stojanova.
Sot, para mesditës, sindikatat e transportit publik protestuan para ndërtesës së Bashkisë së Sofjes për t'u kujtuar njerëzve se ata ende presin përditësimin e premtuar të pagave.
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA