LAJME

Artikull

Kryeministri Rosen Zheljazkov: Bullgaria ka mbështetjen unanime të udhëheqësve evropianë për eurozonën

Enjte, 26 Qershor 2025, 13:46

Kryeministri Rosen Zheljazkov

Kryeministri Rosen Zheljazkov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Bullgaria ka mbështetjen unanime të udhëheqësve evropianë për eurozonën. Sot, 26 qershor, do të miratohen përfundime pozitive në lidhje me dy raportet e konvergjencës dhe do t'i bëhet një rekomandim Këshillit për të miratuar ndryshimet e nevojshme legjislative. Kjo u deklarua ditën e sotme nga Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov në përgjigje të një pyetjeje gazetareske.
Para fillimit të takimit të Këshillit Evropian sot, ai u takua me Presidentin e Këshillit Antonio Costa. Të dy diskutuan gjithashtu temën e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE.

FOTO: government.bg

Zheljazkov mori sigurinë e Costas se Këshilli do t'i përmbahet në mënyrë strikte kompromisit të vitit 2022. "Zbatimi i kompromisit të konsensusit të vitit 2022, që nënkupton ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut me hyrjen e komunitetit bullgar, është kushti i nevojshëm për të filluar procesin e negociatave", ishte kategorik Kryeministri.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA, government.bg