TURIZËM

Artikull

Me gatimet e Rodopеve në Çepellare, hapin sezonin turistik veror në mal

Enjte, 26 Qershor 2025, 15:01

Me gatimet e Rodopеve në Çepellare, hapin sezonin turistik veror në mal

FOTO: chepelare.org

Madhësia e shkronjave

Më 27 qershor, në qytetin Çepellare në malin e Rodopeve, një aktivitet i bukur me hyrje falas do të hapë sezonin turistik veror në mal. Ai do të zhvillohet në mbrëmje në Sheshin Olimpik dhe do të kombinojë kuzhinën autentike të Rodopeve dhe muzikën bullgare. Pas degustimit të gatimeve tradicionale të përgatitura nga shefat vendas të kuzhinës në kuadër të projektit "Magjia e Ushqimit Bullgar", do të pasojë një koncert në ajër të hapur me pjesëmarrjen e Stefan Vëldobrev me muzikantët nga grupi "Të Dyshuarit e Zakonshëm". Nga ana e vet muzikantër nga grupi muzikor TRIGAIDA do të sjellin përzierjen e tyre unike të folklorit dhe tingujve elektronikë, duke krijuar një atmosferë magjike nën qiellin e hapur.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: chepelare.org

Publikoi / Publikuan: БНР екип