Enjte 26 Qershor 2025 15:21
Enjte, 26 Qershor 2025, 15:21
FOTO: Bashkia e Karnobatit/Facebook
Madhësia e shkronjave
Një zjarr i madh me një front prej rreth 10 km pyjesh po digjet në pjesën lindore të Karnobatit, rajoni i Burgasit, njoftoi kryetari i bashkisë Georgi Dimitrov. Për shkak të erës së fortë, shuarja e tij është e vështirë, raportoi korrespondentja e BNR-së Kalina Ençeva.
"Zjarri është pranë një pylli me pisha dhe është e mundur që të arrijë atje. Ka ekipe zjarrfikëse, shumë vullnetarë, si dhe pajisje në vendngjarje", tha Dimitrov. Sipas tij, zjarri tashmë po i afrohet shtëpive.
Shkaku i zjarrit nuk është i qartë. Për shkak të zjarrit, guvernatori i rajonit të Burgasit Vlladimir Krumov do të aktivizojë për herë të parë sistemin kombëtar të paralajmërimit dhe njoftimit të hershëm BG-Alert. Zjarri detyroi mbylljen e një pjese të rrugës republikane III-795.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Bashkia e Karnobatit/Facebook
Publikoi / Publikuan: БНР екип