Artikull
"Martesa e Figaros" hap Festivalin Veror të Operës në Veliko Tërnovo
Premte 27 Qershor 2025 02:05
Premte, 27 Qershor 2025, 02:05
FOTO: BTA-arkiv
Madhësia e shkronjave
Festivali Veror i Operës "Skena e Shekujve" në Veliko Tërnovo (Bullgaria Veriore) feston 40 vjetorin e krijimit të tij me një program të pasur. Programi do t'i ofrojë publikut opera, balet, muzikë simfonike, muzikalë dhe shfaqje koncertesh nga 27 qershori deri në fillim të tetorit.
Hapja zyrtare është sonte, 27 qershor, në orën 21:00 në kështjellën "Carevec" me operën e Wolfgang Amadeus Mozart "Martesa e Figaros" - një prodhim i Teatrit Muzikor dhe Dramaturgjik "Konstantin Kisimov" - Veliko Tërnovo.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA-arkiv