Artikull
Një udhëzuesi i ri prezanton rrugët turistike të pelegrinazhit në Bullgari
Premte 27 Qershor 2025 07:29
Premte, 27 Qershor 2025, 07:29
FOTO: Ministria e Turizmit
Madhësia e shkronjave
Gjatë konferencës së parë kombëtare kushtuar turizmit të pelegrinazhit në Bullgari, me pjesëmarrjen e Ministrit të Turizmit Mirosllav Borshosh dhe Mitropolitit të Evropës Perëndimore dhe Qendrore Anthoni, përfaqësuesve të klerit dhe sektorit të turizmit, u prezantua një udhëzues i rrugëve të rëndësishme të krishtera në vend, raportoi BGNES.
Botimi mbulon dhjetë vende pelegrinazhi, ndër të cilat faltore shpirtërore dhe kulturore - manastire, kisha dhe vende me rëndësi historike për Krishterimin në Bullgari, duke përfshirë Sofjen dhe Malin Athos të Sofjes(emri i rrethit të manastireve ortodokse të vendosura përreth qytetit të Sofjes – shën. red.), Ultësirën Trake dhe malin e Rodopeve, Luginën e Trëndafilave, Bullgarinë Veriperëndimore, etj. Udhëzuesi tërheq vëmendjen në mundësitë për pelegrinazh dhe udhëtime kulturore-shpirtërore, duke kombinuar informacionin historik dhe rrugët turistike.
Sipas Ministrit Borshosh, turizmi i pelegrinazhit në Bullgari po zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme jo vetëm si një udhëtim fetar, por edhe si një udhëtim kulturor, i cili plotëson kërkimin e turistit modern për një përvojë kuptimplotë.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Ministria e Turizmit