Premte 27 Qershor 2025 08:37
Premte, 27 Qershor 2025, 08:37
Ahmed Dogan
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Grupi parlamentar "Demokracia, të Drejtat dhe Liritë - DPS" është riemëruar në "Aleanca për të Drejtat dhe Liritë". Emri i grupit të deputetëve besnikë të Ahmed Dogan është regjistruar zyrtarisht në faqen e internetit të Asamblesë Kombëtare. Ndryshimi i emrit ishte i nevojshëm për shkak të vendimit të miratuar më 19 qershor, në rregulloren parlamentare, që grupet të mos mbajnë emrin e partisë ose koalicionit me partitë me të cilat janë paraqitur në zgjedhjet e fundit dhe të mos përsërisin shkurtesën e një partie tjetër.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип