Artikull
Tre organe rregullatore do të kontrollojnë çmimet e shërbimeve mobile
Premte 27 Qershor 2025 09:57
Premte, 27 Qershor 2025, 09:57
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Komisioni i Rregullimit të Komunikimeve dhe komisionet për mbrojtjen e konkurrencës dhe të konsumatorëve kanë nënshkruar një marrëveshje mbi një mekanizëm të përbashkët për kontrollin e çmimeve të shërbimeve mobile gjatë adoptimit të euros.
Marrëveshja trepalëshe e nënshkruar u lejon tre rregullatorëve të plotësojnë fuqitë specifike të njëri-tjetrit për një kontroll më efektiv mbi telekomunikacionet. Një nga hapat e parë është shpallja e çmimeve të operatorëve celularë në platformën që do të mbledhë dhe publikojë çmimet e mallrave dhe shërbimeve, njoftoi Kryetarja e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, Maria Filipova.
Nga ana e tij, Kryetari i Komisioni i Rregullimit të Komunikimeve, Ivan Dimitrov, theksoi se qasja e zgjedhur është e rëndësishme si për çmimet, ashtu edhe për cilësinë e shërbimit për secilin konsumator.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA