LAJME

Artikull

Tendencë e re: Testi psikologjik pengon çdo të tretin kandidat për karrierë ushtarake

Premte, 27 Qershor 2025, 12:31

Tendencë e re: Testi psikologjik pengon çdo të tretin kandidat për karrierë ushtarake

FOTO: Zdravka Masljankova

Madhësia e shkronjave

Brezi “Z” ka probleme serioze me përballimin e stresit. Këtë e tregojnë rezultatet e provimeve për kadetët në Universitetin Ushtarak Kombëtar “Vasill Levski” në Veliko Tërnovo, njofton korrespondentja e BNR, Zdravka Masljankova. Nëse deri tani problemet kryesore për kandidatët për karrierë ushtarake ishin përgatitja fizike dhe gjendja mjekësore, tani në plan të parë del paqëndrueshmëria psikike e të rinjve. Për herë të parë, nga 30 deri në 40% e kandidatëve dështojnë në testin psikologjik. Për vitin e ri akademik u planifikua pranimi i 270 kadetëve, por pas provimeve, numri është plotësuar vetëm përgjysmë.
Brezi i ri është i përkëdhelur, shpjegojnë rezultatet dy 15-vjeçarët Soner Gjunejdën dhe Teodor Stariradev nga Gorna Orjahovica.
Problemi me mungesën e personelit në ushtri është serioz dhe ka vite që ekziston. Universiteti Ushtarak Kombëtar shpalli një raund të dytë pranimi, me shpresën që në vjeshtë të japin betimin ushtarak të paktën 200 kadetë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Zdravka Masljankova