POLITIKË

Artikull

Presidenti: Qeveria nuk është e vetëdijshme për interesin kombëtar në lidhje me Maqedoninë e Veriut

Premte, 27 Qershor 2025, 13:07

Rumen Radev

Rumen Radev

FOTO: Presidenca

Madhësia e shkronjave

Sipas presidentit bullgar Rumen Radev, qeveria nuk është e vetëdijshme për interesin kombëtar të Bullgarisë në lidhje me Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë rrugës së saj drejt Bashkimit Evropian. Kreu i shtetit komentoi raportin e miratuar këtë javë nga Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian për përparimin e Shkupit në procesin e integrimit evropian.
Presidenti dërgoi gjithashtu një letër drejtuesve të institucioneve evropiane dhe vendeve anëtare të BE-së në lidhje me raportin për përparimin e Maqedonisë së Veriut, duke i përshkruar si shqetësuese rrethanat në të cilat u përgatit ai. Ai reagoi pasi kryeministri i fqinjit jugperëndimor deklaroi publikisht se Shkupi bashkëpunoi me eurodeputetë për muaj me radhë dhe ndikoi në disa nga tezat e raportit, njoftoi gazetarja Mira Stefanova.
Radev rikujtoi se fushata antibullgare në Maqedoninë e Veriut nuk po zbehet, se të drejtat e bullgarëve atje nuk mund të jenë subjekt marrëveshjesh politike dhe se Bullgaria nuk do të pranojë ndryshime në kompromisin evropian të vitit 2022, zbatimi i të cilit është e vetmja mundësi për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.
Lexoni më shumë nga faqet e Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Presidenca