Artikull
Tubimi kufitar "Sllavçeto" mbledh bullgarë nga Bullgaria dhe Serbia
Premte 27 Qershor 2025 14:42
Premte, 27 Qershor 2025, 14:42
FOTO: glaspress.rs
Madhësia e shkronjave
Më 28 qershor, të shtunën, në zonën e quajtur "Sllavçeto" në vetë vijën kufitare mes Serbisë dhe Bullgarisë, do të mbahet tubimi tradicional kufitar "Sllavçeto", njofton "Glaspress". Kjo veprimtari, që zhvillohet prej dekadash, mbledh bullgarë nga të dyja anët e kufirit dhe u afirmua si simbol i miqësisë dhe lidhjes së ruajtur pavarësisht barrierës kufitare.
Organizatorë janë komunat e Bosilegradit dhe Treklljanos. Në ditën e tubimit pika kufitare në këtë vend hapet për kalim të lirë nga ora 7 deri në 19. Hapja shoqërohet me një ceremoni solemne – ngritjen e flamujve kombëtarë të Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Serbisë dhe ekzekutimin e himneve. Vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë gatime tradicionale dhe produkte të ndryshme lokale.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: glaspress.rs
Publikoi / Publikuan: БНР екип