SPORT

Artikull

Për të dytin herë Nikolla Collov fitoi pozitën e parë në nisje në Formula 3

Premte, 27 Qershor 2025, 16:13

Nikolla Collov

Nikolla Collov

FOTO: @Formula3/X

Madhësia e shkronjave

Nikolla Collov për herë të dytë në karrierën e tij arriti “pole position”-in në Formula 3, pasi triumfoi në kualifikimet në pistën “Red Bull Ring” në Austri. Ai do të niset nga vija e parë në garën e së dielës, njofton BNR “Horizont”. Piloti bullgar arriti pozitën e parë me një xhiro prej 1:20.743, të cilën e realizoi gjatë daljes së tij të dytë në pistë. Me këtë rezultat, ai e la pas me 0.174 sekonda Brad Benavides, i cili në mënyrë të papritur zuri vendin e dytë dhe do t'i bëjë shoqëri Nikollas në rreshtin e parë të dielën.
Me këtë “pole position”, Collov fitoi gjithashtu dy pikë bonus në luftën për titullin, ku aktualisht renditet në vend të dytë pas Rafaell Kamara. Diferenca mes të dyve është 26 pikë, ndërsa këto dy pikë do t’i shtohen bilancit të tij të dielën.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: @Formula3/X

Publikoi / Publikuan: БНР екип