Artikull
Festivali rock “Tvërdica dhe kisha” pranë digës Zhrebçevo
Shtunë 28 Qershor 2025 02:20
Shtunë, 28 Qershor 2025, 02:20
FOTO: Bashkia Tvërdica
Madhësia e shkronjave
Festivali rock “Tvërdica dhe kisha” do të mbahet këtë mbrëmje pranë digës Zhrebçevo. Festivali organizohet për një vit radhazi nga Komuna e qytetit Tvërdica dhe lidhet me pritjen tradicionale të “July Morning”, njofton BTA.
Festa është gjithashtu një rast për të tërhequr sërish vëmendjen ndaj kishës unike “Shën Joan Rillski”, që ka mbetur nga fshati i zhytur Zapalnja, i cili u përmbyt nga ujërat e digës në vitin 1965.
Në skenën pranë "Kishës së zhytur" do të ngjiten grupe të njohura rock nga Bullgaria, përfshirë B.T.R., "Kanela" dhe "Fandango".
Lexoni më shumë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Bashkia Tvërdica
Publikoi / Publikuan: БНР екип