Artikull
Bansko Nomad Fest me ligjërata, networking dhe përvoja malore për pjesëmarrës nga e gjithë bota
Shtunë 28 Qershor 2025 06:05
Shtunë, 28 Qershor 2025, 06:05
FOTO: Facebook /Bansko Nomad Fest
Madhësia e shkronjave
Mbi 800 nomadë digjitalë, sipërmarrës dhe krijues nga 50 shtete mbërritën në Bansko për edicionin e gjashtë të Bansko Nomad Fest – një nga ngjarjet më të mëdha ndërkombëtare për punë në distancë. Festivali, që zhvillohet deri më 29 qershor, ofron një program që bashkon zhvillimin profesional dhe përvojat kulturore. Janë parashikuar leksione të përditshme për sipërmarrjen dhe aftësitë digjitale, seanca yoga me pamje nga Pirini, formate networking dhe demonstrime startup, si dhe mbrëmje të paharrueshme muzikore në pishina minerale dhe rreth zjarresh kampingu.
Sipas organizatorëve, Bansko Nomad Fest është kyç për shndërrimin e kurortit malor në një destinacion gjatë gjithë vitit. Gjatë viteve, qyteti është konsoliduar si një destinacion i kërkuar për nomadët digjitalë të huaj falë çmimeve të arsyeshme, infrastrukturës të zhvilluar të coworking dhe kombinimit unik mes malit dhe kushteve moderne. Bizneset lokale e mbështesin ngjarjen në mënyrë aktive, duke ofruar ulje speciale dhe kushte për pjesëmarrësit, përfshirë akses falas në hapësira pune të përbashkëta.
Lexoni më tepër:
Përpiloi: Veneta NikollovaPërgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: Facebook /Bansko Nomad Fest
Foto: Facebook /Bansko Nomad Fest
Publikoi / Publikuan: БНР екип