Nga 26 deri më 29 qershor, Bellogradçik mirëpret festivalin e parë të dedikuar pjatës tradicionale "bell muzh" (бел муж). Ky delikates autentik është një pjesë e pandashme e traditave kulinarike të turlaqëve – një grup etnik që është shpërndarë në zonat veriperëndimore të Bullgarisë dhe në territoret fqinje të Serbisë. Festivali paraqet trashëgiminë e pasur kulturore të rajonit, duke shfaqur mënyrën unike të përgatitjes së këtij delikatesi. Kuzhinierë nga Bullgaria dhe Serbia demonstrojnë receta autentike, të cilat janë trashëguar brez pas brezi.
Pjata tradicionale "bell muzh" përgatitet nga djathë i freskët, i mbuluar me qumësht të nxehtë dhe miell, i përzier me një lugë druri deri sa të marrë një konsistencë si krem. Me zhvillimin e turizmit në rajon, ky delikates është bërë një nga simbolet e Veriut Perëndimor të Bullgarisë.
Festivali në Bellogradçik përfshin gjithashtu punëtori kulinarie, shfaqje folklorike dhe tregime me gojë. Nga bashkia shpresojnë që ngjarja të bëhet një atraksion vjetor, ashtu si festivalet e qepëve në fshatin Reseleç dhe atij të kumbullës në Trojan.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: festivali.eu, Facebook /Veselina Cenova