Artikull
Të vegjël, me qime dhe të egër – shtesa të reja në familjen e bizonëve në Rodopet Lindore
Dielë 29 Qershor 2025 04:00
Dielë, 29 Qershor 2025, 04:00
FOTO: rewilding-rhodopes.com
Madhësia e shkronjave
Tre bizonë të vegjël janë sjellë në jetë në Rodopet Lindore gjatë javëve të fundit, njoftoi fondacioni "Rodopet më të egra". Ato janë shtesat e para në tufë për këtë vit dhe tashmë ecin krah për krah me nënat e tyre në territorin e zonës së menaxhimit të faunës së egër "Pusi i ftohtë". Të vegjlit u kapën nga kamerat kurth, të vendosura nga ekipi i fondacionit "Rodopet më të egra". Me ta, tufa tashmë numëron 22 kafshë.
Shihni videon:
Lindja e tre bizonëve të vegjël me qime është një shenjë e qartë se bizonët po përshtaten me sukses me jetën në malet Rodope dhe po krijohet një popullatë e qëndrueshme, besojnë ambientalistët. Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një popullate të vetëmjaftueshme në rajon. Bizonët fillojnë të riprodhohen pas vitit të tretë dhe këlyshët qëndrojnë pranë nënave të tyre deri në dy vjet.
Shihni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
FOTO: rewilding-rhodopes.com
Në rajonin "Pusi i ftohtë", kjo specie e rrezikuar bashkëjeton me drerët e kuq, dre lopatar, derrat e egër, ujqërit, shqiponjat dhe specie të tjera të rralla ose të rrezikuara.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski
Foto dhe video: rewilding-rhodopes.com
Publikoi / Publikuan: БНР екип