Artikull
Harmoni mes ujit dhe mjedisit urban – Vërsheci me një shatërvan të ri këngëtar
Dielë 29 Qershor 2025 05:00
Dielë, 29 Qershor 2025, 05:00
FOTO: Bashkia Vërshec
Madhësia e shkronjave
Shatërvani i ri këndues tashmë po pulson në qendër të Vërshecit. Atraksioni bashkëkohor e ka transformuar sheshin qendror dhe po shndërrohet në vend të preferuar për banorët vendas dhe turistët. Instalacioni impresionon me koreografi dinamike ujore, efekte ndriçimi dhe melodi të frymëzuara nga pasuritë natyrore të rajonit – burimet minerale dhe lumenjtë e Stara Pllaninës. Pajisja përfshin pasqyrë ujore, kaskada, mini shatërvane dhe ujëvara, të cilat krijojnë ndjesinë e lëvizjes dhe jetës.
Projekti është realizuar me mjete nga programi kapital i Bashkisë së Vërshecit pas shumë viteve përgatitje. Shatërvani i ri ka infrastrukturë të ndërlikuar nëntokësore dhe dizajn modern, i cili lejon kontakt të drejtpërdrejtë të njerëzve me ujin. Janë formuar edhe zona të posaçme për pushim dhe për vëzhgim të shfaqjeve të ndriçimit gjatë natës.
FOTO: Община Вършец
Rreth shatërvanit është riorganizuar tërësisht hapësira e sheshit, e lidhur me shëtitoren e rinovuar të çinarëve – simbolike për qytetin. Banorët e përcaktojnë atë si "zemra e Vërshecit", ku mblidhen për momente qetësie, takime shoqërore dhe përshtypje të paharrueshme. Detaj interesant është se sistemi punon në regjim 24-orësh me rregullime automatike për intensitetin e rrymave të ujit në varësi të orës – nga ritme relaksuese gjatë ditës deri te kombinime dramatike në mbrëmje.
Shihni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski
Foto: Bashkia Vërshec
Publikoi / Publikuan: БНР екип