Pas një serie të suksesshme të versioneve cover, DEEP ZONE Project e fillojnë verën me një këngë të re, krejtësisht origjinale. Përderisa muzika e "Mos më zgjo" u krijua nga vetë grupi, në tekstin ndihmuan Roberto Nikollov dhe Vanja Shtereva. Orkestrimi u realizua nga Dian Savov. Ai ndan mendimin se të krijosh muzikë origjinale është dukshëm më e vështirë sesa të ripërpunosh këngë që tashmë ekzistojnë:
“Te “Mos më zgjo”, fillimisht bëra instrumentalin, i cili është sërish në një stil paksa jo tipik për DEEP ZONE, sepse deri tani nuk kemi pasur një këngë të tillë – me atë ritëm dhe me atë stilistikë. Pikërisht këtë donim – edhe të ruajmë stilin karakteristik të DEEP ZONE, por edhe të sjellim diçka ndryshe. Pastaj u mblodhëm disa herë të tre dhe menduam për tekstin. Disa fjalë nuk na pëlqenin dhe i ndryshonim. Pikërisht për këtë iu drejtuam miqve tanë – si Robi, ashtu edhe Vanja Shtereva u përfshinë me disa fjalë të vogla, por ato ishin fjalët e sakta që plotësuan këtë mozaik dhe na dhanë këtë këngë të bukur.”
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë: