LAJME

Artikull

Komisioneri i BE-së për Çështjet e Brendshme Magnus Brunner është për vizitë në Bullgari

Hënë, 30 Qershor 2025, 06:11

Komisioneri i BE-së për Çështjet e Brendshme Magnus Brunner është për vizitë në Bullgari

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Komisioneri i BE-së për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner, i cili ndodhet për vizitë në Bullgari, deklaroi se vendi ka një rol kyç në ruajtjen dhe forcimin e zonës Shengen.
Në një intervistë për BTA, mysafiri tha se "për të ruajtur atë që është arritur gjatë 40 viteve të fundit, për 40 vjet të tjera ose më shumë, Shengen do të duhet të rinovohet vazhdimisht".
Brunner do të zhvillojë një sërë takimesh në Sofje dhe, së bashku me Ministrin e Brendshëm të Bullgarisë Daniell Mitov dhe Zëvendësministren Greke të Migracionit dhe Azilit Sevi Voloudaki, do të vizitojnë pikën kufitare Kullata-Promahon. Në fillim të sezonit turistik, të tre do të kalojnë së bashku në Greqi, duke shënuar lëvizjen e lirë pa kontrolle kufitare në Shengen.
Më 30 qershor, kontrollet tokësore në kufirin midis Bullgarisë dhe Rumanisë duhet të hiqen gjithashtu.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA