LAJME

Artikull

Në shtator, PP do të zgjedhë një udhëheqje të re, Asen Vasilev mbetet lideri i partisë

Hënë, 30 Qershor 2025, 06:56

Në shtator, PP do të zgjedhë një udhëheqje të re, Asen Vasilev mbetet lideri i partisë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Asen Vasilev deklaroi në një konferencë për shtyp se ai mbetet kryetari i vetëm i partisë "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP). Pas një takimi të Këshillit Kombëtar të PP-së që zgjati mbi 7 orë, Vasilev e përshkroi si një "precedent në historinë e kohëve të fundit të Bullgarisë" marrjen e përgjegjësisë politike nga Kirill Petkov dhe dorëheqjen e tij si udhëheqës politik. Vasilev shtoi se më 30 qershor, Petkov do të japë dorëheqjen edhe si anëtar i parlamentit.
Ai tregoi se Këshilli Kombëtar ka vendosur të thërrasë një asamble të përgjithshme zgjedhore më 27 dhe 28 shtator 2025, e cila do të miratojë ndryshime në statut dhe do të ndryshojë udhëheqjen kombëtare. Vasilev i përshkroi thashethemet për shpërbërjen e PP-së si të ekzagjeruara. Që nga e hëna, janë paraqitur 68 aplikime për ndërprerjen e anëtarësimit në parti dhe janë paraqitur 40 aplikime për anëtarësim të ri, tha politikani.
Deputetja Lena Borisllavova deklaroi se nuk ishte në asnjë mënyrë e përfshirë dhe as dëshmitare e ndonjë bisede rreth rregullimit të kontratave të prokurimeve publike për kompanitë apo zyrtarët e partisë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA