Nikolla Collov humbi fitoren e tij në Formula 3 në pistën Red Bull Ring në Austri. Kujdestarët teknikë zbuluan të dielën se pllaka e dyshemesë së makinës së tij ishte konsumuar 0.2 milimetra më shumë se sa lejohet dhe fituesi bullgar u skualifikua.
Collov tha në Facebook se asgjë nuk ka mbaruar ende në betejën për titullin e Formula 3. Gara tjetër është këtë javë në pistën Silverstone në Britaninë e Madhe.
Pas diskualifikimit nga fitorja, Collov mbetet në vendin e tretë në renditjen e përgjithshme, me 89 pikë dhe një diferencë prej 28 pikësh nga lideri Rafael Câmara.Midis të dyve është Tim Tramnitz, me 93 pikë.
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA