Uji i detit në Primorsko është më i pastri në Bullgari dhe i dyti për nga cilësia në Evropë, sipas një raporti të Agjencisë Evropiane të Mjedisit drejtuar BE-së. Cilësia e ujit të detit në Primorsko po i afrohet vlerës absolute prej 100% për pastërtinë ideale - 99.4%. Për nga ky tregues, Bullgaria tejkalohet vetëm nga Qiproja.
Ndër ujërat e studiuara, uji i detit bullgar është më i pastër në rajonin e Primorskos, rreth Maslen Nos (99.4%), bregdetit pranë Qendrës Ndërkombëtare të Rinisë (99.1%) dhe në Plazhin Verior pranë rezidencës "Perla" (98.9%).
Studimi mbulon 22 000 vija bregdetare në Evropë. 850 janë në Bullgari. Uji i detit i pastër në Primorsko është për shkak të mungesës së ndërmarrjeve industriale, transportit detar, si dhe rrymave detare, thuhet gjithashtu në raport.