SHOQËRI

Artikull

Ekipet olimpike të shkencave natyrore u nderuan me flamurin kombëtar

Hënë, 30 Qershor 2025, 10:11

Ekipet olimpike të shkencave natyrore u nderuan me flamurin kombëtar

FOTO: gov.bg

Madhësia e shkronjave

Kryeministri Rosen Zheljazkov u dorëzoi flamurin kombëtar ekipeve olimpike në shkencat natyrore për vitin 2025. Në ceremoninë e mbajtur në ndërtesën e Këshillit të Ministrave u theksua se në vitin 2024 olimpistët bullgarë në shkencat natyrore kanë fituar 91 medalje – 11 të arta, 40 të argjendta dhe 40 të bronzta.

FOTO: gov.bg

Kështu jepet starti i ciklit olimpik të garave në verë dhe vjeshtë. Ekipet tona shkollore në matematikë, fizikë, kimi, biologji, astrofizikë, gjuhësi, gjeografi, informatikë dhe inteligjencë artificiale nisen nëpër botë për të mbrojtur pozitat e tyre dhe për të fituar medalje të reja.
"Ambicia juaj nuk është të fitoni medalje, ambicia juaj është të keni njohuritë që do të fitojnë medalje, medalje në jetë, medalje për atdheun, por, mbi të gjitha, medalje për shoqërinë në të cilën jetojmë", tha Kryeministri në ceremoni.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: gov.bg

Publikoi / Publikuan: БНР екип